Publiku shqiptar ka tani pritshmëri të m ë dha , veçanërisht për standardet demokratike, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Qeveria e re ka paraqitur një program ambicioz për t’i realizuar këto pritshmëri dhe Prezenca është tashmë aktive në ofrimin e ekspertizës dhe të mbështetjes praktike, në veprimtaritë q ë janë plot sfida të vështira dhe interesa të gërshetuar. Kontributi konstruktiv i opozitës është i domosdoshëm për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë shqiptare dhe Prezenca do të vijojë të jetë në kontakt të baraspeshuar dhe të ngushtë me të gjithë aktorët politikë, si dhe do të vijojë të punojë me të gjitha palët për të zhvilluar më tej kapacitetet e Kuvendit. Në përgjithësi, Shqipëria ka struktura institucionale dhe legjislative të kënaqshme dhe strategjia e Prezencës parashikon një kalim të vëmendjes nga ndërtimi i institucio neve, në fushat ku sfidat janë më të mëdha: zbatimi i njëmendtë dhe i paanshëm i ligjit, funksionimi efektiv dhe i mirëfilltë i institucioneve dhe një marrëdhënie besimi me qytetarët e mes kundërshtarëve politikë. E njohur si kontribuese e rëndësishme e paqes dhe stabilitetit dhe si një aktore bashkëpunuese dhe konstruktive në rajon, Shqipëria po fuqizon rolin e saj si Shtet pjesëmarrës i OSBE – së duke pritur Takimet e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare, në tetor 2012, Konferencën e Nivelit të Lartë për T olerancën e Diskriminimin, në maj 2013, si dhe Konferencën e Medias në Evropën Juglindore, në shtator 2013 . Prezenca do ta përkrahë aspiratën e shprehur të vendit për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi ndërkombëtare, në nivele dhe formate të ndryshme. Sfidat që mbeten për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar janë të brendshme, në men dësi dhe në funksionim: trajta e ardhshme e vendit, shpejtësia, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e reformave varen shumë nga vullneti dhe përku shtimi i të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Sikurse tregon vizioni dhe strategjia e saj, Prezenca e OSBE – së në Shqipëri u ofron institucioneve dhe qytetarëve të vendit partneritetin e saj të sinqertë – jo ndërhyrje, por një përkushtim të çiltër e të drejtuar nga rezultatet, në fusha të përzgjedhura ku ajo ofron kontribut të spikatur që plotëson atë të partnerëve – për t’i ndihmuar në përmbushjen e aspiratave të tyre të vyera.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s